Mariah Carey zhgënjeu fansat, performanca e saj për Vitin e Ri dështoi(Video)

Festa e Vitit të Ri në “Times Square” me këngëtare Mariah Carey, ishte një dështim total. Mësohet se gjatë performancës së saj, janë parë pakënaqësi kryesisht për shkak të jehonave teknike. Këtë gjë ajo e pranon dhe vetë këngëtarja nëpërmjet një statusi në Twitter. 

Mariah Carey po zhvillonte një performancë disa minuta para se të ndodhte shpërthimi tradicional i topit në sheshin e famshëm njujorkez, ku rreth një milionë persona ishin mbledhur për të festuar hyrjen në vitin e ri.
“Ndonjëherë, ta shpif”, shkruante ajo në “Twitter”, e shoqëruar nga emocione zhgënjyese.
“Një vit të mbarë dhe të shëndetshëm për të gjithë! Ja diçka për të bërë më shumë tituj në vitin 2017”, vazhdon ajo.
Diva amerikane u përball, gjatë shfaqjes në skenë, me shumë probleme teknike, kryesisht një mospërputhje mes muzikës dhe zërit të saj. Ndërsa kur po interpretonte këngën “Emotions”, ajo duket sikur dorëzohet, ndalon së këdnuari, me dorën në hije, njofton Atsh.
Performanca e saj ka shkaktuar shumë humor në rrjetet sociale, madje disa shpreheshin se “2016-ta bëri edhe viktimën e fundit, karrierën e Mariah Carey”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Këngëtari shqiptar sfidon pasaniket, publikon shtëpinë e tij 300 mijë euro

Pa e ditur arsyen, kohët e fundit është vënë re një “inat” ...