50 mijë euro rryshfet, anëtarja e gjykatës së Lartë kërkon gjykim të shkurtuar

Shtyhet për në daten 17 janar 2017 procesi ndaj gjyqtares Majlinda Andrea dhe të pandehurve të tjerë te akuzuar per rastin e 50 mije eurove rryshfet te dhena per nje gjyq pronesie.
Gjyqtarja akuzohet për korrupsion pasiv, që ka në qendër pagimin e 50 mijë eurove për një verdikt gjyqësor për 40 hektarë tokë në Butrint.

Gjyqtarja Andrea dhe 3 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares, Odise Andrea, ka kërkuar proces gjyqësor normal.

Kolegji Penal ne gjykaten e larte, kërkoi kohë për t’u shprehur nëse do të ndahet dosja e Odise Andreas nga 4 të pandehurit e tjerë.

Pranimi i kerkeses per gjykim te shkurtuar ndaj te pandehurve, do tu sillte atyre uljen e nje te tretes se denimit ne fund te procesit gjyqesor ndaj tyre ne gjykaten e Larte.
Të akuzuar në këtë proces janë edhe Eleni Lino dhe Petraq Dashi. Sipas hetimeve të prokurorisë, Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.
Kjo shume ne fakt ka qene rryshfet per ceshtjen e pronesise ne te cilen gjyqtarja Majlinda Andrea ka dhene vendim ne favor te personit qe ka dhene shumen e 50 mije eurove./lajmifundit.al

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja kush është politikani dhe biznesmeni shqiptar që pagoi izraelitin “e pajisjes përgjuese”

Tom Doshi është deputeti dhe biznesmeni që ka punësuar shtetasin izraelit që ...