Majko i përgjigjet presidentit serb: Shqiptarët janë më të fortë në luftë se në paqe

Politikë

Deklaratat e Presidentit serb Tomislav Nikolic kane sjelle reagimin e deputetit socialist Pandeli Majko.

Ky i fundit, ne faqen e tij ne FB, edhe ne cilesine e ish-ministrit te mbrojtjes dhe ish kryeministrit,

shkruan:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Serbia nëpërmjet deklarimeve të presidentit të saj ka deklaruar se “do të dërgojë ushtrinë” në Kosovë.

Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjellje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipin e Beogradit.

Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj.

Dialogu është opsion i zgjidhjeve europiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë. Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë.

Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftes. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare.

Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mencuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar.

Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht.

ME TE LEXUARAT