“Kam të dashur të rinj në moshë dhe kjo i bezdis njerëzit”

Kengetarja e famshme Madonna ka deklaruar në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar” se është ndjerë e paragjykuar gjatë gjithë jetës së saj. Sipas 58-vjeçares, arsyeja ka qenë sepse ka jetuar jetën që donte, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm.

“Gjithmonë jam ndjerë e paragjykuar dhe e shtypur. E di që shumë njerëz do të thonë se është qesharake që unë ta them këtë gjë, pasi jam e suksesshme, e pasur dhe e bardhë. Por, gjatë gjithë karrierës jam sulmuar vetëm sepse jam femër dhe për faktin se kam jetuar siç kam dashur. Kam pasur të dashur që kanë qenë 3 dekada më të rinj se unë dhe kjo i bezdis njerëzit”, tha këngëtarja e famshme.

“Më duket se çdo gjë që bëj, i bezdis njerëzit”, shtoi Madonna.

58-vjeçarja ka pasur të dashur 25-vjeçarin Aboubakar Soumahoro, 29-vjeçarin Timor Steffen dhe 29-vjeçarin Jesus Luz.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Këngëtari shqiptar sfidon pasaniket, publikon shtëpinë e tij 300 mijë euro

Pa e ditur arsyen, kohët e fundit është vënë re një “inat” ...