Ministria e Transportit ju ben apel drejtuesve te mjeteve qe te kene kujdes gjate qarkullimit me automjete.
Ky institucion njofton se ka rreshje debore ne Shqiperine e mesme dhe i kerkon drejtuesve te perdorin zinxhire.
Ministria sqaron se ka pasur rreshje te konsiderueshme debore, dhe ben thirrje te shmangen levizjet deri ne normalizimim e situates.
Ministria e Transporteve deklaron se gjithe stukturat jane angazhuar maksimalisht per te kaluar situaten dhe se asnje aks rrugor nuk eshte i bllokuar.
“Ka rreshje dëbore ne Shqiperinë e mesme, drejtuesit të perdorin zinxhirët. Ka pasur rreshje të konsiderueshme dëbore, të shmangen lëvizjet deri në normalizimim e situatës.
Gjithë stukturat janë angazhuar maksimalisht për te kaluar situatën. Aktualisht asnjë aks kombetar nuk është i bllokuar”,thuhet në njoftimin e ministrisë.
Njoftohet se levizja ne autostraden Tirane-Durres kerkohet te behet me zinxhire. “Policia Rrugore njofton gjithe drejtuesit e automjeteve se levizja Tirane -Durres dhe anasjelltas te kryehet me zinxhire”, thuhet ne njoftimin e fundit te policise.
Specialistet nderkohe keshillojne qe:
Te mos frenoni fort ne bore
Mos ecni shpejt
Lironi korsine e emergjences
Mbani distance me mjetet e tjera dhe me kembesoret
Perdorni goma dimri ose zinxhire nese keni