LSI: Ta organizonte orkestra e RTSH Koncertin e Vjenës!

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu kundërshtimin e saj për organizimin në Tiranë të koncertit të violinistit Shkëlzen Doli dhe Ansamblit Filharmonik të Vjenës, duke kërkuar që një shfaqje të tillë ta organizojë Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar.
“Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Orkestra e RTSH mund ta bëjë këtë”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Sipas tij, “Orkestra e RTSH-së është një formacion muzikor dinjitoz”. “’Danubin Blu’ shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre”, tha Vasili.
Politikani i LSI-së shtoi se “Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH-së e sjellin Vjenën në Tiranë”. “Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve. Shqiptarët e pinë më mirë edhe rakinë me fund.”

/ Shekulli.com.al

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. ikni ore lsi kriminela hajduta me ne krye ate kok meten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Basha deklaron: Kam mbështetjen totale të Washingtonit. Nuk tërhiqemi

Lulzim Basha pas vizitës në SHBA, vjen edhe më i vendosur. Drejtuar ...