Lirimi i Lul Berishës, gjyqtarët e Durrësit shpërdoruan detyrën, hetimi vjen në Tiranë

Aktualitet

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën per hetimin e lirimit nga burgu te Lulzim Berishes, i akuzuar si drejtues i Bandes se Durresit.

Prokuroria e qytetit bregdetar ia ka kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës, hetimin e nisur kryesisht për “lirimin me kusht” të të dënuarit Lulzim Berisha. Ky i fundit u lirua me kusht nga gjykata e Durresit ne daten 5 dhjetor 2016, kur kishte se paku edhe 5 vite e 9 muaj burg per te kryer.

Sipas prokurorise, nga veprimet e deritanishme hetimore, akuza e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se lirimi i Berishës ka ardhur si rezultat i “shpërdorimit të detyrës” së disa gjyqtarëve të Durrësit, të cilët kanë shqyrtuar kërkesat për ulje dënimi të të dënuarit, në kohë të ndryshme, kryesisht gjatë dy viteve të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Durrësit vlerëson se hetimi duhet të shtrihet edhe në vendimmarrjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit. Për këtë arsye, duke pasur ndalim ligjor që të zhvillojë hetime mbi gjyqtarët e të njëjtit rreth, Prokuroria Durrës shpalli moskompetencën dhe i përcolli aktet e deritanishme për hetim të mëtejshëm në Prokurorinë e Tiranës.

Njoftimi i prokurorise:

Prokuroria e Durresit ka shpallur moskompetencen dhe ia ka kaluar per veprime te metejshme Prokurorise se Tiranes hetimin e nisur kryesisht per “lirimin me kusht” te te denuarit Lulezim Berisha.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, Prokuroria e Durresit ka krijuar dyshime te arsyeshme se lirimi i te denuarit ka ardhur si rezultat i “shperdorimit te detyres” se disa gjyqtareve te Durresit, te cilet kane shqyrtuar kerkesat per ulje denimi te te denuarit, ne kohe te ndryshme, kryesisht gjate dy viteve te fundit.

Prokuroria e Durresit vlereson se hetimi duhet te shtrihet edhe ne vendimmarrjen e gjyqtareve te Gjykates se Durresit.

Per kete arsye, duke pasur ndalim ligjor qe te zhvilloje hetime mbi gjyqtaret e te njejtit rreth, Prokuroria Durres shpalli moskompetencen dhe i percolli aktet e deritanishme per hetim te metejshem ne Prokurorine e Tiranes.

ME TE LEXUARAT