Tragjedi në Liqenin e Kasharit, mbytet 12- vjeçari, shpëton shoku i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Liqenin e Kasharit një orë më parë, ku ka mbetur i vdekur një 12-vjecar.
Mësohet se dy fëmijë kanë rënë në liqen dhe  12 vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeç, është nxjerrë nga liqeni. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14: 15 minuta në Mëzez. Sipas burimeve paraprake  fëmijët kanë qenë duke luajtur në liqen pasi ka qenë pjesërisht i ngrirë. Policia thotë se priten shërbimet e polumbarve për nxjerrjen e trupit të pajetë të 12 vjeçarit nga liqeni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Ora 14: 39 Informacioni paraprak i policise:
Më datë 11.01.2017, rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni. Priten shërbimet e polumbarve për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Djegia e nënës te Fresku, dalin detaje të frikshme për ashensorin

Një ditë pas zjarrit që përfshiu një pallat në zonën e “Freskut” ...