“Tallja” me Linda Morinën, analistët nga Kosova kritikojnë Ermal Mamaqin

Kliko per me shume info

Sociologët, opinionistët dhe shoqëria civile reaguan për sjelljet e Mamaqit ndaj saj dhe për pjesëmarrjen e Morinës në atë emisionin.

Dikush e quan Linda Morinën heroi tragjik i kulturës sonë, dikush mishërim i tragjedisë sonë – padijes dhe zvetënimit.

Kliko per me shume info

Patjetër, që secili thotë se ky është mega-skandal, dhe se Ermal Mamaqi vërtetoi se edhe ai, njëjtë si Linda Morina, është një humorist analfabet.

Por, Linda Morina nuk e ka të parin këtë emisionin që merr pjesë. Linda Morinën e krijuan mediat në Kosovë, e bënë të famshme dhe u tallën me të për kohë të gjatë, raporton Periskopi

Sa herë që ndonjë emision i showbiz-it kishte probleme me shikueshmëri e ftoi Morinën që të talleshin me të. Janë me dhjetëra emisione në Kosovë që pretendojnë se janë informuese në fushën e showbiz-it e që e kishin të ftuar Linda Morinën, madje u tallën me të po aq sa Ermal Mamaqi, ndoshta vetëm në mënyrë më ndryshe.

Reagimet e sociologut Ardian Gola

Nuk eshte problemi te niveli kulturor e artistik i Linda Morines. Problemi eshte tek niveli profesional i Ermal Mamaqit, te cilit po i duhet me e shfrytezu Linda Morinen per me ba humor. E per t’nxjerre ne siperfaqe tamam boshllekun ideor te tij, me sa mujta me e percjelle sonte, atij i duhej te ideonte skeçe, qe per tematike kane “pordhen”, “nxjerrjen jashte te topit”. Dhe keto, nuk ishin te vetmet.

Per mos me e zgjate shume, Ermal Mamaqi mbetet epitoma e trivializimit dhe banalizimit kulturor. Ai eshte permbushja e profecise se Postmanit per vdekjen kulturore, e cila, nder tjerash, eshte rezultat edhe i shperqendrimit te popullates permes trivialitetit. Ermali eshte permbushje edhe e profecise se Huxleyt, per te cilin ajo qe i ben njerezit te vuajne ne ‘Brave Neë Ëorld’, nuk eshte se qeshnin ne vend se te mendonin, por se nuk e dinin pse qeshnin dhe pse kishin ndaluar se menduari.

Pra, problemi nuk zgjidhet me nderrim kanalesh. Ketu kemi te bejme me idiotizim masiv dhe kjo konstituon fatin social te individit. Fatin tone.

Më vonë, Gola bëri edhe një reagim tjetër:

Linda Morina eshte heroi tragjik i kultures sone. Jo vetem se ajo po shnderrohet nga objekt i talljes publike ne subjekt qe perfiton empatine shoqerore, por per shkak se permes saj ne po i prekim skajet e degradimit kulturor dhe gradualisht po vetedijesohemi per degjenerimin tone moral. Permes saj ne do ta kuptojme se nuk eshte Linda, te cilen po e perqeshim, por eshte vetja jone, me te cilen po tallemi.

Reagimi i publicistit dhe gazetarit Halil Matoshi:

Linda asht misherim i tragjedise sone – padijes dhe zvetenimit

Shfaqja e Lindes ne Xing-Xing te Mamaqi pos anes transaparente te supremacise vs inferioritetit kulturore Kosove – Shqipni, shpreh tragjiken tone te perbashket. Semundjen e metaforizueme. Linda Morina është VETJA jonë e defigurueme nga VETJA jonë, në kohë shterpësie e boshllëku, për me u ndie ne komod.

Kur e shohim dhe e dëgjojmë Lindën, ne ndihemi se jemi OK, normal, e në thelb ajo është vetëm manifestim transaparent i sëmundjes, vdirjes, zvetënmit dhe akulturimit tonë…

Ne kërkojmë vetjet tona të sëmura sepse ato zbulojnë deskriptin e historive personale dhe ego-ve, percepcioneve të botës perifere me gjuhë trivialiteti, që thjeshtë, neve na e bëjnë jetën të durueshme, duke na e krijuar idenë se jemi mirë dhe normalë. (…)

Njjë vajzë province duke qenë nxënëse e zellshme e shkollës mediatike kosovare trushpërlarëse, e quajtur Linda Morina, më mirë se askush tjetër ka përçuar në publkik idenë se çfarë nuk duam të jemi e në realitet jemi.

Të hallakatur, të çakërdisur, të kietscheruar (Linda ka parë “idolet’ e saj shumë përpara se ta bëjë vet, se flamuri shqiptar mund të përdoret vend Bruss-halterave), deri në shkallën e kietscherimit të nacionalizmit siç thoshte Danilo Kiš.

Edhe publicisti Veton Surroi reagoi shkurt:

Linda Morina mund të jetë versioni më eksplicit i nivelit të një pjesë të rëndësishme të elitës politike (kulturore e mediale) të identifikuar me “Klanin Pronto”. Përse shtrembëruaka imazhin e Kosovës paraqitja e saj mediale, po atë imazh që krijoi me aq sukses “Klani Pronto”? Gutum breshka?

Reagimi i opinionistit Ilir Mirena:

Pse i llogaritni Arian Çanin dhe Ermal Mamaqin te jene më normal se sa Linda Morina? Linda e shkret e ban te njejten gja qe e bajne keta te dy, vec me mjete te tjera…

Ndërsa sociologia Sibel Halimi ishte ndër të parat që reagoi

Tallja me Linda Morinën ka filluar t`i tejkaloj kufijtë territorial të Kosovës. Këtë më së miri e tregon përfshirja e saj në televizionet e Shqipërisë. E vetmja mysafire nga Kosova në emisionin “Xing me Ermalin” (pavarësisht nëse të tjerë të ftuar kanë anuluar pjesëmarrjen), ishte Linda. Kjo është lojë e ndytë e televizioneve që asnjëherë nuk bëjnë përpjekje për ta emancipuar shoqërinë dhe individin, por me perfiditetin më të lartë shfrytëzojnë injorancën, të cilën e promovojnë si vlerë!

Reagimi i shkrimtares Flutur Mustafa

Te tallurit me Linden nuk lindi tek “XING me Ermalin”. Jo per ti dale ne krah po per korrektesi. Para Ermalit e kishte Arian Cani te Zone e Lire, dhe Dasara tek ‘Da Sara’. Ne Kosove filluan “talljen” me heret; “Ellite Zone”, “n’Kosovë Show”, programi festiv “Nje Kafe me Labin” per te mos folur per portalet. Keshtu qe nese do trajtoni nje problem sociologjik, filloni dhe edukoni mediat dhe jo Linden. Fundja njeriu ka te drejte te mendoje, te veproje dhe te beje c’te doje. Mediat duhet te filtrojne vleren nga pavlera dhe ta ndajne shapin nga sheqeri.

Sqarimi i Ermal Mamaqit:

Po shoh që më keni shkruar shumë për pjesëmarrjen e Linda në Morinës në Xing Xing 2017. Komente negative, madje ka edhe nga ata që thonë përse keni vendosur ta përfaqësoni Kosovën vetëm me Lindën. Sa për korrektësi dua të sqaroj që kisha ftuar shumë personazhe të skenës shqiptare kosovare, por në sekondë të fundit e anulluan të gjithë dhe vetëm Linda që ju e shani u tregua korrekte. Plus që Linda nuk ka vrarë njeri dhe as i ka vjedhur shtëpinë ndonjërit prej jush. Nqs Linda ka dhunuar ndonjërin prej jush, e dënoj ashpër këtë akt terrorist dhe e mohoj Lindën si të ftuar. Gjithsesi, nuk përfaqësohet një popull i tërë nga një njeri i vetëm, sejcili ka përgjegjësitë e veta. Është emision humori njerëz, qëllimi i të cilit është të shpërndajë vetëm pozitivitet.

Mirëpo ankesat nuk mbarojnë me kaq. S’të le njeri ta tresësh gjelin dhe pulat dhe kecin dhe shqerrën dhe mishin e viçit rehat. Ankesa nr 2 është për mungesën e figurave shqiptare të Kosovës në emisionet shqiptare. E anasjellta është më e frikshme në fakt, por nuk shqetësohemi sepse i njohim vështirësitë që ka çdo emsion, si dhe angazhimet që ka çdo njeri i skenës dhe nuk është e thjeshtë vajtje-ardhja.

Gëzuar dhe një Vit të Ri sa më të ri. Gëzuar edhe ti Fifi që je shqiptare e Kosovës./ Periskopi

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here