Tensionohet situata, Kosova kërkon arrestimin e Vuçiç, Daçiç dhe Nikoliç

Kosovë&Rajon

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vuqiç, i cili kishte thënë se Serbia ka për t’i kërkuar zyrtarisht Francës për ta ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë në Rrokum Roll se nuk ëshë aspak i befasueshëm me këtë deklaratë të Vuqiç.

“Më habit që Prokuroria dhe vendi ynë nuk lëshojnë fletarrest për Vuqiçin dhe Daçiqin, sepse janë kreator të spastrimit etnik në Kosovë”, ka thënë Limaj, duke sqaruar se po folim për një njeri që ka qenë në Prishtinë në Hotelin Grand, kur është bë zbrazja e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Limaj thotë se këta njerëz (Qeveria) e ka humb dinjitetin e shtetit dhe sa më shpejt duhet të shkohet në zgjedhje, shkruan lajmi. Limaj ka kerkuar që të lëshohen fletarrestë edhe ndaj presidentit serb Tomislav Nikoliq, i cili kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën.

ME TE LEXUARAT