Lëvizjet e dyshimta, këto dy shtete të mëdha po përgatiten për luftë

Bota

Japonia dërgoi sot me sukses një satelit komunikimi mbrojtës në orbitë, deklaroi qeveria, pavarësisht rritjes së kërcënimeve bërthamore dhe të raketave nga ana e Koresë së Veriut.

Raketa H-2A që mbante satelitin “Kirameki-2” u lëshuar nga Qendra Hapësinore “Tanegashima” në jug të Japonisë në orën 16:44 (0744 GMT).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në japonisht, kirameki do të thotë vezullim. Sateliti, i nisur nga kompania “Mitsubishi”, është i pari nga tre satelitët që do të zëvendësojnë satelitët e vjetër.

Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, satelitët e rinj do të rrisin aftësitë e komunikimit mes njësive të ushtrisë japoneze, duke shërbyer si një infrastrukturë komunikimi për t’iu kundërvënë kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Nisja vjen pas njoftimeve se Koreja e Veriut ka bërë progres në zhvillimin e programeve bërthamore dhe të raketave.

Vetëm në vitin 2016, Pheniani ka kryer dy teste bërthamore dhe ka lëshuar më shumë se 20 raketa balistike.v+

ME TE LEXUARAT