Leskaj i shkruan letër presidentit të KiE: Ndalimi i Haradinaj i paligjshëm e absurd

5
Kliko per me shume info

Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj i ka nisur gjatë ditës së sotme një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së Pedro Agramunt, lidhur me ndalimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj. Leskaj shprehet se një vendim i tillë është i papranueshëm, duke shtuar se rasti në fjalë përbën shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.

Sipas Leskajt, kreu i AAK-së, bazuar në vendimet e dy dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, është liruar nga çdo akuzë që i drejtohej përpara vitit 2004. Ajo shton se për rrjedhojë, ndalimi në fjalë është absurd. Në letrën dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Leskaj nënvizon se ky veprim mund të minojë edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kliko per me shume info

Letra e Nënkryetares së Kuvendit, znj. Valentina Leskaj për Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-s, z. Pedro Agramunt

I dashur President,

Kam kënaqësinë e veçantë që t’ju dërgoj sërish urimet e mia më të mira për Vitin e Ri 2017! Nisur nga ngjarja e fundit e ndalimit në France të Kryetarit të partisë së AAK-së (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës) z. Ramush Haradinaj më lejoni të parashtroj qëndrimin tim si Kryetare e Delegacionit të përhershëm parlamentar pranë KiE-s.

Ndalimi i z. Ramush Haradinaj në një vend të KiE-s, bazuar në një urdhër të vjetër arresti të Serbisë, është i papritur e njëkohësisht i papranueshëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Kryetari i AAK-së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd. Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në një proces të vështirë dialogu, nën vëzhgimin e BE-së dhe një veprim i tillë nga një vend anëtar i BE-së dhe KiE-s dëmton këtë proces shumë të rëndësishëm për të dy vendet dhe për rajonin.

Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë). Një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferent KiE-n, e cila është angazhuar seriozisht në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit. Personalisht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE-s si dhe kontributin e saj për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe sensibilizimin e të gjitha vendeve anëtare për mos përsëritjen e precedentëve të tillë në të ardhmen.

Sinqerisht Valentina Leskaj

Pedro Agramunt, President of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe, Strasburg.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here