Lënë mandatet, por Roshi, Tahiri e Selami do marrin rrogë për 3 vjet

Politikë

Deputetët që u larguan apo do të largohen nga Kuvendi për shkak të ligjit të dekrimnalizimit do të përfitojnë sërish nga taksat e qytetarëve.

Ligji i Dekriminalizimit parashikon ndërprerje të mandatit por jo trajtimit financiar të tyre i cili garantohet në ligjin për statusin e deputetit. Pas largimit nga funksioni në bazë të ligjit, deputetët  përfitojnë 2 paga të plota dhe 50 përqind të pagës për 3 vitet e ardhëshme.

Deputetët  të cilët u larguan nga Parlamenti për shkak të shkuarës së tyre që KQZ e shpalli në papajtueshmëri me dekriminalizmin, do të vazhdojnë të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Vazhdimin e privilegjeve e mundëson ligji për statusin e deputetit, ndërsa i ashtuquajturi ligji i dekriminalizimit parashikon ndërprerjen e mandatit  por jo trajtimin  financiar të tyre. Në ligjin për statusin e deputetit, i rishikuar në vitin 2013, në neni 20  pika 1 sanksionon:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti përfiton të drejtën e pagesës kalimtare dhe të pensionit suplementar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” me plotësimet e mëvonshme.

Ndërkaq, ligji për “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” deputetët përfshihen në  termin “grupi i parë”. Neni  7 i ligjit parashikon që  pas largimit nga detyra deputetëve u garantohen dy paga mujore dhe 50 përqind e pagës, në muaj për 3 vite

Personave të grupit të parë, që përmenden në shkrojën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Pra pavarësisht largimit nga paralamenti si person me të shkuar problematike, ish deputetët vijojnë të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Përfitimi nuk është i vogël, një deputet në Shqipëri  pa llogaritur dietat apo trajtimet ekstra paguhet rreth 1milion e 600 mije lekë në muaj. Të larguarit nga kuvendi do të përfitojnë rreth 800 mijë lekë të vjetra për 3 vitet e ardhshme.  Kjo shifër, është 3 herë më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore apo 7 herë më e lartë se një pension mesatar. /Oranews/

ME TE LEXUARAT