“Lego Life”, krijohet rrjeti social për fëmijë nën 13-vjec

Ekzistojnë disa produkte “Lego” si filma, tulla, video lojëra madje edhe libra. Krijimi më i fundit “Lego Life” është një rrjet social për moshat 5-13 vjeç të cilët mund të shpërndajnë krijimet e tyre në një ambient të kontrolluar i dizajnuar për ti mbajtur të sigurt.

E gjithë eksperienca gjendet brenda një aplikacioni të disponoheshim për “Android” dhe “iOS”. Një vend për fëmijët ku mund të ndajnë dizajnet e tyre. Komentet me tekst nuk lejohen por përdoruesit mund të komentojnë me figura, emoji dhe stikera.

Edhe pse është dedikuar fëmijëve, nuk ka kufizimi për ta përdorur edhe nga të rriturit. Fëmijët nuk janë të detyruar të ndajnë informacione personal dhe fotografi. Madje aplikacioni ndalon rreptësisht gjurmimin. Kompania thotë se aplikacioni është i modifikuar në atë mënyrë të të filtrohet çdo përmbajtje.

Një staf punonjësish do të kujdeset për këtë. Aplikacioni ofron sfida ndërtimi për të inkurajuar kreativitet tek fëmijët shkruan “PCWorld”. Çdo reklamë e servirur është rreth produkteve të “Lego”. “Lego” beson se aplikacioni do të zgjerohet deri në atë pikë sa ta përdorë si hov për shërbimet e ardhshme përfshirë edhe lojërat.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Këto janë 7 planetet e reja që u zbuluan së fundi

NASA ka bërë të ditur se astronomët kanë zbuluar një sistem të ...