Gazetarja e Sunday Times: Vritet në luftë në Siri Lavdrim Muhaxheri

Aktualitet

lavdrim-muhaxheriNjë ndër pjesëtarët më të njohur kosovarë në luftën e Sirisë dhe Irakut, Lavdrim Muhaxheri, raportohet se është vrarë sot në luftimet në qytetin sirian Kobani, në afërsi të kufirit me Turqinë.

Për vrasjen e Muhaxherit ka shkruar në Twitter një gazetare e Sunday Times, Hala Jaber, e cila raporton për luftën në Siri dhe Irak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lavdrim Muhaxheri është bërë i famshëm në Kosovë për aktet e tij të djegies së pasaportës së Kosovës gjatë qëndrimit në frontin sirian kras ISIS-it si dhe me fotografitë rrëqethëse me kokën e prerë të një të riu sirian.

Edhe me heret ka pasur raportime per vrasjen apo plagosjen e tij, te cilat kane mbetur te pakonfirmuara.

muhaxheri

ME TE LEXUARAT