Lajm i keq nga Volkswagen. 600 mijë automjete do të tërhiqen nga tregu

Kliko per me shume info

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen, thuhet se do të tërheqë rreth 600 mijë automjete për shkak të problemeve të ndryshme teknike.
Pretendimet janë pasqyruar nga mediat gjermane të cilat për këtë lajm janë mbështetur në një deklaratë të autoritetit për sigurinë e trafikut në SHBA.

Sipas lajmeve thuhet se në automjetet kanë probleme të ndryshme si, mos hapja e Airbag-ve gjatë aksidenteve, nxehja e pompave të ujit, dhe tendosja e tepërt e rripit të sigurimit.

Kliko per me shume info

Automjetet thuhet se do të fillojnë të tërhiqen muajin e ardhshëm, ndërkohë thuhet se përdoruesit e këtyre mjeteve do të mund të marrin shërbimet për ndërrimin e pjesëve me probleme falas nga pikat e autorizuara të kompanisë.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse Airbag-ët janë ato të prodhuara nga firma japoneze Takat ose jo. Nga ana tjetër ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga firma VW.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here