SHBA një lajm të mirë për Haradinaj

Kliko per me shume info

Një ditë pasi Gjykata në Colmar të Francës vendosi lirimin me kusht për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj lajme të mira vijnë nga nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkëshortja e tij, Anita Mucaj ka konfirmuar përmes një statusi në ‘Facebook’ se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë aprovuar kërkesën për vizë Ramush Haradinajt.
“Pas shume ditëve ne ankth, sot me ne fund me erdhi një lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës na janë aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!”-ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj u arrestua një javë më parë nga autoritetet franceze, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 me pretendimin për krime lufte gjatë luftës në Kosovë. Gjykata vendosi dje se Haradinaj nuk duhet të largohet nga Franca, për arsye se duhet të paraqitet 2 here në gjykatë./balkanweb/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here