Lajm i keq, ky është urdhri urgjent i Angela Merkel për azilkërkuesit

9
Kliko per me shume info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel iu ka bërë thirrje zyrtarëve që merren me migracionin dhe autoriteteve të tjera relevante që të shpejtojnë deportimin e personave kërkesa për azil e të cilëve është hedhur poshtë.

“Nga përvoja e dimë se autoritetet mund të vendosin shumë më shpejtë nëse një azil kërkues mund të qëndrojë në Gjermani dhe nëse vendet e tyre të origjinës janë mjaft të sigurta për tu kthyer”, ka thënë Merkel më 9 janar.

Kliko per me shume info

Duke folur në një konferencë për shërbyesit civil, Merkel gjithashtu për “përpjekje kombëtare” për tu siguruar që personat që iu është refuzuar kërkesa e azilit të kthehen në shtëpi.

Deportimet dhe kthimet vullnetare të njerëzve kërkesa për azil e të cilëve është hedhur poshtë kanë shënuar rritje pas sulmit terrorist të 19 dhjetorit në një treg të Krishtlindjeve në Berlin.

Autoritetet thonë se sulmuesi i dyshuar ka qenë një nga ata kërkesa për azil e të cilit është hedhur poshtë. Atë megjithatë Gjermania nuk ka pasur mundësi ta kthej në vendin e tij të origjinës pasi Tunizia ka refuzuar ta njohë si qytetarë të saj.

Më 8 janar, Gjermania është kërcënuar se do të ndërpresë ndihmat për shtetet të cilat refuzojnë të pranojnë shtetasit e tyre kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar në Gjermani./Rel


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here