“La La Land” thyen rekordin e Golden Globe Awards

Kliko per me shume info

“Golden Globe” ceremonia më e rëndësishme e hollivudit dhe një prej ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin e botës kinematografike. Ceremonia u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Los Angeles dhe u drejtua nga Jimmy Fallon. Nuk është për t’u habitur, Hollywood nderohet nga “La La Land” në ceremoninë e parë të madh të sezonit të çmimeve. Kjo ishte një natë historike e vërtetë.

‘Musical-i’, La La Land” ka thyer rekordin e Golden Globe Awards, duke fituar shtatë çmime. Ajo fitoi çdo çmim të nominuar duke përfshirë komedinë ose musicalin më të mirë, skenarin dhe regjinë më të mirë, gjithashtu rezultatin dhe këngën më të mirë.
Me protagonistë Ryan Gosling dhe Emma Stone, La La Land” tregon historinë e një pianisti Jazzi dhe një aspiranteje për aktore, të cilët po ndjekin ëndrrat e tyre drejt famës në Los Angeles.
Golden Globe shihet si një tregues në ceremoninë e çmimeve “Oscar”. “Moonlight” mori trofenë e “filmit më të mirë dramatik”, e cila tregon historinë e një të riu me ngjyrë që rritet në një lagje të varfër të Miamit, dhe nominohet gjithashtu edhe për regjinë, skenarin dhe aktorët më të mirë në role dytësore. Casey Affleck dhe Isabelle Huppert fituan çmime të tjera.
Affleck u emërua aktori më i mirë në një dramë film për rolin e tij në “Manchester By The Sea” dhe ylli francez Huppert është fituesi surprizë i çmimit për aktoren më të mirë të filmit dramatik.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here