Kupa FA, Chelsea nuk fal, barazon Liverpool

Chelsea është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës FA. Të besuarit e Antonio Conte mposhtën 4-1 skuadrën e Peterborough në “Stamford Bridge”. Dygolëshi i Pedros dhe një i Batshuayi e Willian i dhanë kualifikimin bluve.

Conte hodhi në fushë një skuadër të përbërë me lojtarë që nuk kishin gëzuar shumë minuta në kampionat dhe atyre që përbëjnë shtyllën e 11-shes që po arrin suksese në Premier League.

Mbrojtësi Zouma u rikthye pas 11 muajsh në fushë pas dëmtimit hortor në shkurt të vitit të kaluar në sfidën ndaj United, ndërsa edhe kapiteni Terry luajti pas disa muajsh, por u ndëshkua me të kuq.

Liverpool nuk arriti të sigurojë kualifikimin që në ndeshjen e parë, pasi barazoi pa gola ndaj Plymouth në “Anfield”. Klopp hodhi në fushë një skuadër me moshën mesatare 21-vjeç, por nuk arritën ta nderonin.

Tashmë të kuqtë do të duhet të luajnë ndeshjen kthyese në transfertë, duke ngarkuar kalendarin e tyre ndërsa po luftojnë edhe për titull në kampionat.

Middlesbrough siguroi një biletë për në raundin e katërt pasi fitoi 3-0 ndaj Sheffield, ndërsa Fulham mposhti 1-2 në transfertë skuadrën e Cardiff./tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lajm i keq, në rrezik shëndeti i Schumacher, ja cfarë ndodhi

Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher dhe zhdukja e tij nga sytë e ...