Kupa e Anglisë, Arsenali kualifikohet me përmbysje rezultati ndaj Preston

Sport

Arsenal ka fituar me përmbysje dhe duke vuajtur, 2-1 në fushën e Preston, duke u kualifikuar për 1/16-t e finaleve të Kupës së Anglisë, veprimtaria më e vjetër në botë.

Golin e fitores e shënoi Olivier Giroud kur kishte mbetur edhe një minutë lojë. Callum Robinson kaloi në avantazh Preston, në minutat e para të ndeshjes, ndërsa Arsenal barazoi sapo nisi pjesa e dytë me golin e shënuar nga Aaron Ramsey. Në sekondat e fundit miqtë bënë diferencën me golin e shënuar nga sulmuesi francez, pas pasimit të marrë nga Lucas Perez.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky ishte goli i dhjetë i Giroud në tetë ndeshjet e fundit të luajtura me Arsenal, në të cilat gjithmonë ka shënuar të paktën një gol. Vlen për t’u përmendur se që kur Arsene Wenger ka marrë drejtimin e “topçinjve”, 21 vjet më parë, Arsenal gjithmonë është kualifikuar mes 16 më të mirave të Kupës së Anglisë.

ME TE LEXUARAT