Durrës, kundërshtojnë dhe dhunojnë policin, 30-vjeçari në pranga, i vëllai procedim në gjendje të lirë

Kliko per me shume info

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar dhe ka filluar procedim në gjendje të lirë për të villain e tij pasi akuzohen se kanë kundërshtuar policinë dhe kanë ushtruar dhunë mbi të.
Mësohet se vendosja e gjobës për parkim të gabuar ka bërë që shtetasi Marjus Dalipi, 30-vjec, ka goditur Punonjësin e Policisë të Qarkullimit Rrugor E.K. ndërsa vëllai i tij, shtetasi A.D. ka kundërshtuar punonjësin e policisë për ta shoqëruar në ambientet e Komisariatit.
Konflikti ka nisur si rezultat i parkimit të gabuar të automjetit nga shtetasi A.D.
“Punonjësi i Qarkullimit, në zbatim të proçedurave ligjore i ka vendosur masë administrative, e cila është kundërshtuar nga shtetasit e mësipërm, duke fyer dhe goditur më pas punonjësin e policisë”informon policia.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur të mërkurën e 11 janarit 2016, në lagjen Nr.6 të Durrësit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here