Kukësi pushtohet nga ngrica, temperaturat do vazhdojnë të ulen

26
Kliko per me shume info

Reshjet e dëborës kanë ‘’mbytur’’ Kukësin. Duke luftuar me ngricën dhe temperaturat e ulëta, i gjithë qarku i Kukësit ndodhet në gjendje të mjeruar, duke sjellë edhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Kukësit informon mëngjesin e sotëm se: Nuk ka patur reshje por fenomeni i uljes së temperaturës ka vazhdur më tej.
“Lartësia e borës varion në qytete nga 20-30 cm e në zona rurale deri në 1,2 m në Q.Shllak. Temperatura minimale -9.6 gradë celsius e maksimale -5 gradë celsius. Temperatura aktuale -8 gradë celsius. Pritshmëria:Nuk priten reshje do të vazhdojë fenomeni i uljes së mëtejshme të temperaturës”
Lartësia më e madhe e borës është shënuar në Valbonë, Qafë Shllak dhe Grykë Çajë.
Të bllokuara janë Njësitë Administrative Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi, e shumë fshatra në bashkitë Has e Tropojë.
Akset nacionale: Si pasojë e erërave të forta në drejtim të Veriut janë krijuar grumbullime të masiveve të dëborës nga 1.5 deri në 2m, këto në zona të ekpozuara si Qafa ,duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve deri në bllokime të përkohshme në akse rrugore nacionale. Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta. Lartësia e borës në akse rrugore varion nga 0.4 deri 1.2 m. Në akset rrugore po punojnë gjithë potenciali i mjeteve që disponohen nga firmat kontraktuese. Aktualisht krahas hapjes akseve rrugore po vazhdon proçesi i hedhjes së kripës.
Të bllokuara:NjA Grykë-Çajë,Kalisë,Arrën ,Surroj,Zapod , Topojan,Shishtavec,Malzi, e shumë fshatra në bashkitë Has e Tropojë.
Aktualisht janë pa energji:
Bashkia Kukës :Njësia administrative Tërthore, Zapod, Shishstavec, Topojan, Kalisë,Gry-Çajë,Arrën,NjABicaj (fshati Nangë),NjA Ujmisht (fshati Lusën), Bushtricë (fshati Vilë).
Bashkia Has:Njësia adminsitrative Gjinaj, Golaj (fshatrat Perollaj,Bardhaj,Helshan e Kosturr)
Bashkia Tropojë: Lekbibaj,Bujan,Bytyq (fshatrat Zogaj,Kam,Çorraj,Kepenek,Leniq e Visoçë).

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here