Kukës, OSHEE flet për bllokimin e tre elektricistëve 2 orë në deborë

Aktualitet

OSHEE njoftoi ne faqen zyrtare se gjate paradites se sotme, 3 elektriciste te Kukesit u nisen rreth ores 11.00 per ne fshatin Borje, per te riparuar fidrin 8, i cili shtrihet nga HEC Orgjost deri ne fshatin ne fjale, 37 km larg Kukesit.

Pasi kane ecur per ore te tera, nen trashine e bores prej 1m e gjysme, elektricistet jane bllokuar nga i ftohti, duke mos mundur te leviznin nga vendi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nen kushte te ashpra atmosferike ata kane leshuar sinjalin SOS, e ndersa po mbushnin rreth dy ore te bllokuar gjendja e tyre shendetesore po rendohej.

U desh me ne fund nderhyrja e shtabit te emergjencave dhe banoreve te fshatit Borje, qe ben te mundur nxjerrjen e tyre nga debora dhe shpetimin e jetes.

Aktualisht jane rehabilituar fal sherbimit mjekesor dhe jane jashte rrezikut per jeten!

ME TE LEXUARAT