Reshjet e dëborës, probleme në aksin Kukës-Kalimash

39
Kliko per me shume info

Pas reshjeve të para të dëborës për këtë vit të cilat kanë nisur sot, aksi rrugor Kukës-Kalimash paraqet probleme me qarkullimin e mjeteve.

Mësohet se trashësia e dëborës në këtë aks ka arritur deri në2 10 cm, ndërsa në terren janë 8 mjete borë pastruese të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit deh hapjen e rrugës.

Kliko per me shume info

Ndërkohë në qytetin e Kukësit dhe fshatrat përreth trashësia e dëborës ka arritur në 5 centimetra, ndërsa në terren janë 3 borëpastruese.

Për shkak të reshjeve, bashkia e Kukësit ka mbledhur shtabin e emergjencave për të mbajtur nën kontroll situatën. Bashkia i bën apel operatorëve të kontraktuar të rrisin gatishmërinë, si dhe të ndërhyjnë më mjetet në të gjitha akset rrugore ku ka probleme.

Më herët, për shkak të reshjeve të dëborës, edhe bashkia e Pukës i bëri apel Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të marrë masat për të mbajtur akset rrugore të hapura.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here