Kujdes me postimet në Facebook, mund të përfundoni në burg

12
Kliko per me shume info

Duhet te bëni kujdes me çfarë postoni në rrjetin social Facebook, sidomos nëse jeni në Turqi.

Kjo pasi një grua me dy kombësi, kanadeze dhe turke, raportohet të jetë ndaluar në Turqi pasi akuzohet se ka fyer në Facebook presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kliko per me shume info

50 – vjeçarja Ece Heper u arrestua më 30 Dhjetor në qytein e Kars. Sipas BBC, zyrtarët kanadezë mësohet se kanë ofruar ndihmën e tyre për gruan, megjithatë pa dhënë informacione të mëtejshme.

Sipas Kodit Penal turk, kushdo që fyen presidentin mund të përballet deri me 4 vit heqje lirie. Duke folur për BBC, një mikeshë e Heper tha se 50 – vjeçarja ishte arrestuar pas disa postimeve kritike ndaj presidentit Erdogan.

“Është qesharake, ajo po shpreh mendimin e saj”, tha Emrah Bayram.

Erdogan është akuzuar shpesh për shtypje të lirisë së shprehjes. Rreth 2 mijë çështje gjyqësore janë hapur gjatë viteve të fundit për fyerje ndaj Erdogan. Në to përfshihet edhe Miss Turqia dhe një student 16 – vjeçare.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here