Arben Ristani, kandidat i PD për kryetar Bashkie në Tiranë

Politikë

ristaniArben Ristani, sekretar i Përgjithshëm i PD mund të jetë kandidatura surprizë e opozitës për të garuar në kryeqytet për postin e kryetarit të bashkisë. Rrethanat mund të sjellin që në krye të preferencave të opozitës, në mungesë të një rikandidimi të Lulzim Bashës, të jetë pikërisht numri dy i kësaj partie.

Burime të besueshme brenda selisë blu bëjnë me dije se Ristani po mendohet si kandidat serioz i opozitës përballë zgjedhjes së mazhorancës në Tiranë, për të mundësuar shmangien e përballjes së kreut demokrat Basha me një humbje eventuale, që do të sillte uljen e kuotave politike të tij dy vjet para garës së madhe në zgjedhjet parlamentare të 2017.

ME TE LEXUARAT