Kryeministri Rama mesazh Haradinajt: Mirë u kthefsh në Prishtinë

Politikë

Përmes një statusi në ‘’Facebook’’, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Gjykatës franceze për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Kreu i Qeverisë thotë se pas mbylljes së këtij “episodi absurd”, vijon beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve të vjetra.

“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon

Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare(Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)

Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, shkruan kryeministri Rama.

Gjykata e Colmar të Francës liroi sot me kusht ish kryeministrin e Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lirimi me kusht parashikon paraqitjen e Haradinajt 2 herë në javë pranë Gjykatës franceze, si dhe mos të largohet nga Franca, raportojnë mediat në Kosovë.

Lirimi me kusht i Haradinaj vjen dy ditë pasi Ministria serbe e Drejtësisë i dërgoi Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge. Serbia e kërkon Haradinajn për veprat penale, që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, ku doli i pafajshëm.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u arrestua në 4 janar në Aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

ME TE LEXUARAT