Kryeministri holandez shpërthen ashpër ndaj emigrantëve: Nëse s‘ju pëlqen mund të largoheni

Bota

Mark Rutte, kryeministri holandez tepër i revoltuar, iu është drejtuar refugjatëve me një mesazh të ashpër. Ai i ka thënë se kushdo që refuzon vlerat e vendit duhet të largohet. Reagimi i tij, vjen pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, ku sondazhet e para kanë treguar një rritje të frikshme të ekstremistëve, që sipas analistëve reflekton pakënaqësinë ndaj politikave të emigracionit dhe azilantëve të Mark Rutte.

Për të forcuar disi pozitat në prag të zgjedhjeve, kryeministri bëri disa deklarata të ashpra ndaj grupeve të emigrantëve që nuk integrohen me rregullat dhe kulturën holandeze.

“Silluni normalisht, respektoni vlerat tona. Nëse nuk ju pëlqejnë është e thjeshtë, mund të largoheni”- deklaroi Rutte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar lideri i partisë ekstremiste Gers Ëilder, shkruan “BBC”. “Njeriu i kufijve të hapur, i tsunamit të azilantëve, i emigracionit masiv, islamizimit, gënjen dhe mashtron sërish”, komentoi ai në Tëitter.

ME TE LEXUARAT