Krokodili sulmon egërsisht trajnerin e tij...

Soft

Krokodili kafshon dhe këput krahun e rojtarit të tij përgjysmë. Trajneri i një prej kafshëve më agresive në planet, Šumet Thongkhammuan po bënte një shfaqje përpara shumë njerëzve me rastin e festës së vitit të ri.

Trajneri po krenohej përpara turmës, duke thënë se kafsha bënte gjithçka që i thoshte, por momenti i tmerrshëm erdhi shumë shpejt. Për fat, ai kishte një shkop që e goditi krokodilin duke bërë që ai të tërhiqej megjithëse i këputi krahun. Aksidenti horror u regjistrua me anë të një telefoni celular.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai është me shumë fat pasi është ende gjallë”, tha një person i pranishëm. Ngjarja është regjistruar në Tajlandë javën e kaluar. Krokodilët janë të përhapur gjerësisht në Tajlandë dhe ata shpesh shihen si atraksion turistik.

ME TE LEXUARAT