Krijesë e rrallë në Meksikë, kapet një peshk “alien”(VIDEO)

Një peshk “Alien” me pamje të rrezikshme dhe grabitqar është kapur në brigjet e Los Cabos, Meksikë. Kjo është bërë me dije nga personat që e kanë kapur, duke e publikuar përmes Facebook-ut nga “Pisces Sportfishing Fleet” të marten e kaluar dhe deri tani është shpërndarë mbi 500 herë.
Faqja që ka publikuar pamjet e peshkut, ka bërë me dije, se kjo krijesë e fryrë, me ngjyrë pink dhe me formën e peshkaqenit është kapur dhe pastaj lënë i lirë përsëri nga peshkatari Jaime Rendon.
Pas kontaktit me peshkatarin që e kapi dhe duke e studiuar vendin ku u kap peshku “Alien” grupi ndau opinionin se “mund të jetë një peshkaqen i fryrë me ujë, stomaku i tij është i mbushur me ujë ndoshta për të zmadhuar përmasat e tij që të bëjë të pamundur që të gëlltitet nga grabitqarë të tjerë”.
Ata thanë gjithashtu se peshkaqeni ishte gjetur një milje larg bregut, në thellësinë 370 këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here