Pas Shqipërisë, edhe Kosova mund Serbinë në CAS

Sport

Serbia humbur edhe betejën e fundit ligjore për të kundërshtuar njohjen e Kosovës nga UEFA.

Apelimi i paraqitur ne CAS nga ana e Federatës serbe pas anëtarësimit të FFK-së, u rrëzua këtë të martë nga Arbitrazhi Sportiv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ankimimin e serbëve në CAS, pretendohej se pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës pas votimit në UEFA, ishte i paligjshëm dhe shkelte rregulloren.

Kosova u pranua në UEFA në maj të vitit të kaluar dhe pak javë më vonë u formalizua edhe pranimi nga FIFA.

Këto njohje pasuan pjesëmarrjen e Kosovës në elimantoret e botërorit dhe dy skuadrave të kampionatit vendas në garat europiane.

ME TE LEXUARAT