Kosovë, fëmija i parë i vitit 2015 lind vajzë

Kosovë&Rajon

foshnja-kosoveKosovë, një 16 vjeçare bëhet nënë në minutat e para të 2015-ës

Dafina Bejta, 16 vjeçarja nga Lipjani ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00. Mjeku kujdestar në Gjinekologjinë e QKUK-së, Naser Berisha ka thënë për KosovaPress se të dyja, si foshnja ashtu dhe e ëma janë në gjendje të mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajza e 16 vjeçares ka lindur me një gjatësi prej 49 centimetrave dhe me peshë prej 2750 gramë. Berisha ka treguar se gjatë ditës së djeshme janë kryer 16 lindje. Ndërkaq, Myrvete Paqarada, drejtoreshë e Gjinekologjisë ka detajuar të dhënat për 2014.

“ Në Gjinekologji, fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë vdekje të nënave. Vitin e filluam mbarë me një vajzë të bukur prej një nëne të re 16 vjeçare. Ndryshe gjatë viti i kaluar kemi pasur edhe 4080 operacione të ftohta”, ka thënë ajo.

ME TE LEXUARAT