Kosova i kërkon Francës lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt

Kosovë&Rajon

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se i ka dërguar një letër homologut të saj francez, përmes së cilës “kam kërkuar lirimin e menjëhershëm te z. Haradinaj”.

“Jemi duke i ndërmarre te gjithë hapat në kuadër të procedurave të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe shpresojmë se Z. Haradinaj do te lirohet shume shpejtë”, ka thënë Hoxha për “Insajder”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar sot në Francë bazuar në një urdhëarrest të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj ishte arrestuar edhe më herët në Slloveni me të njëjtin urdhëarrest.

AAK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërrpes cdo komunikim me Serbinë pas arrestimit të tij.

ME TE LEXUARAT