Kosova: Fletarrestet serbe provokim për tensionim të situatës

26
Kliko per me shume info

Kryeministri Isa Mustafa në hapje të mbledhjes së qeverisë shprehu shqetësimin për ndalimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze mbi bazën e fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Mustafa tha se këto fletarreste janë politike, nuk kanë bazë ligjore dhe bëhen me qëllim që të provokohen tensione dhe konflikte.

Kliko per me shume info

Ai theksoi se institucionet e Kosovës po angazhohen në çdo formë për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, ndërsa shtoi se do të punohet me bashkësinë ndërkombëtare që veprimet e tilla të ndërpriten.

Po ashtu, Mustafa tha se do të shqyrtohen masat e veprimin nëse Serbia vazhdon me këso aktesh ndaj luftëtarëve të lirisë së Kosovës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here