Konviktorja e vetme gjatë festave, “boshatis” dhomat e shoqeve

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një studente pasi akuzohet për vjedhje. Burimet e policisë tregojnë se kanë arrestuar ditën e sotme shtetasen me iniciale L.Xh, 26-vjeç.

Duke qenë se ajo qëndronte në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë, dhe gjatë këtyre ditëve vajzat e tjera do të udhëtonin nëpër qytetet nga vinin, 26-vjeçarja shfrytëzoi rastin për t’i vjedhur ato.

Sipas burimeve policore, L.Xh është arrestuar në flagrancë nga oficerët e policisë së komisariatit numër 4 pranë konvikteve të ndodhura në “Rrugën e Dibrës”, pasi kishte vjedhur dhomat e shoqeve të saj.

Në cilësinë e provave materiale, policia ka mundur t’i sekuestrojë një sërë sendesh të vjedhura, mes tyre edhe rroba e veshmbathje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dy shqiptarë në kërkim, kapet në Athinë superfalsifikatori i pasaportave

Organet greke të sigurisë kanë shkatërruar një prej organizatave më të mëdha ...