Hapja e dosjeve, konferenca e kryetarëve përfshin pr/ligjin në kalendarin e punimeve në kuvend

Politikë

KONFERENCA E KRYETAREVEKonferenca e kryetarëve, e mbledhur të enjten para fillimit të seancës plenare, vendosi të përfshijë në programin tremujor të punimeve parlamentare dy variantet e projektligjit ‘për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit”, të depozituara në Kuvend.

Në fund të vitit të kaluar një grupim i shoqërisë civile, i mbështetur nga dy deputetë të opozitës, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, përcolli për shqyrtim në parlament draftin në fjalë.

Më pas, në muajin dhjetor, qeveria i kaloi Kuvendit variantin e saj për dosjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drafti i shoqërisë civile parashikon hapjen e dosjeve dhe lustracionin, ndërsa ai i qeverisë vetëm hapjen e dosjeve, sipas saj lustracioni është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese

ME TE LEXUARAT