Kokëdhima, kërkesë Ramës dhe Ruçit: Më tregoni dokumentet për shkarkimin tim

Gati dy javë pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së për ta shkarkuar nga posti i Sekretarit të PS-së për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, por edhe përjashtimin nga Asambleja, ish-deputeti Koço Kokëdhima iu drejtua selisë së PS-së, duke kërkuar dokumentacionin ligjor dhe juridik ku është mbështetur përjashtimi i tij nga strukturat organizative të PS-së. Shkresa  e z.Kokëdhima është nisur në selinë e PS-së që në datën 5 janar 2017 dhe quhet “Kërkesë për disponim dokumentesh” dhe u drejtohet kreut të PS-së Edi Rama, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi.

Në kërkesën e tij Kokëdhima kërkon që të njihet me vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste të datës 6 dhjetor 2016, për t’i propozuar Asamblesë Kombëtare, shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin; mocionin e mosbesimit të paraqitur nga Taulant Balla, për shkarkimin e tij nga funksioni i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin; dokumentet që i janë paraqitur Asamblesë Kombëtare, mbi bazën e së cilave, është vendosur shkarkimi i tij nga anëtar i Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste, Procesverbalin e seancës së mbajtur për shkarkimin nga anëtar i Asamblesë Kombëtare si dhe një kopje të Statutit mbi të cilin është mbështetur mocioni i paraqitur dhe vendimi i Asamblesë Kombëtare për shkarkimin tim.

LEXO EDHE:  Topalli e Imami godasin Bashën publikisht: S`ka për të ardhur kurrë në pushtet
Kliko per me shume info

Kokëdhima: Vendimi, i gabuar dhe i paligjshëm

Ditën që Kokëdhima u shkarkua nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS, më 23 dhjetor 2016, ai akuzoi drejtuesit e PS-së për lojë të ulët politike për ta eliminuar politikisht, duke akuzuar drejtpërdrejt, përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin. Asambleja, pas vendimit për shkarkim, shtoi edhe një pikë tjetër që nuk ishte në rendin e ditës, atë të përjashtimit si anëtar. Kokëdhima, në prononcimet e shumta pa asaj që e cilësoi si ngjarje të turpshme për PS-në, është shprehur se këto vendime janë të gabuara, por edhe të paligjshme, sepse nuk janë mbështetur në statutin e PS-së, e cila ka tre statute, por asnjë të ligjshëm.

LEXO EDHE:  Rama batuta dhe me gjermanët: U shpjegova si funksionon kazani, por nuk dija si…

“Do ta ankimoj vendimin e Asamblesë së PS-së”, deklaroi Kokëdhima gjatë bisedës me Muç Nanon në emisionin “Zululand” më 27 dhjetor 2016, duke nënkuptuar se do të vazhdojë luftën brenda partisë për demokratizimin e saj. Ashtu si përherë Kokëdhima nuk pranoi të përdorë sulmet persanale ndaj Ramës, pas shkarkimit nga posti i sekretarit dhe përjashtimi nga Asambleja, duke deklaruar se: “Edi Rama nuk është armiku im; nuk ka për të qenë kurrë armiku im,  mirëpo me këtë që bëri, ai turpëroi veten, nuk më turpëroi mua”.

LEXO EDHE:  Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në Gjermani

Sipas Kokëdhimës në PS ka dy parti, një parti në bazë e një parti në forumet drejtuese. “Mua më kanë përjashtuar nga partia e forumeve, por unë jam në partinë e bazës”, u shpreh ai. Edhe gjatë bisedës në emisionin “Fakt”, pak ditë më parë, Kokëdhima deklaroi: “Unë nuk jam i përjashtuar nga PS. Jam shkarkuar nga anëtar i Asamblesë. Unë mendoj se do ta rivendos këtë të drejtë sepse është një vendim i gabuar, absolutisht në kundërshtim dhe në dëm të PS. Është një vendim i paligjshëm dhe besoj se do të anulohet. Atë do ta anulojnë ose Komisioni i Garancive Statuore të PS ose Gjykata e Shqipërisë”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here