Koço Kokëdhima i bën ftesë publike Lulzim Bashës

Politikë

Koço Kokëdhima, drejtuesi i Lëvizjes për reformimin e PS-së, “Zgjidhja” i bëri thirrje kreut të PD-së, Lulzim Basha, që të bëhet pjesë e lëvizjes së prezantuar më 19 janar.

Reagimi i Kokëdhimës, erdhi pasi partia kryesore e opozitës bëri publike nismën që baza e partisë të sjellë propozimet për kandidatët për deputetë, që është një kopje e nismës së prezantuar nga Kokëdhima dy muaj më parë, “Unë zgjedh deputetin që dua”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i Kokëdhimës

PD këto ditë është duke predikuar se po u kthen të drejtën qytetarëve shqiptarë, që t'i caktojnë ata vetë kandidatët për deputetë.

Z. Basha perifrazon sfidën e duhur, por gjen zgjidhjen e gabuar. Ai e fton elektoratin që të bëjë propozime me shkrim për kandidatët për deputetë, por në fund do të jetë "partia", që zgjedh. Kjo është qesharake. Ka vetëm një rrugë për t'i kthyer të drejtat popullit sovran. Atë e praktikon demokracia më e madhe në botë, SHBA-të, dhe ajo është rruga e zgjedhjeve primare.

Populli duhet të zgjedhë me votë dhe jo thjesht të propozojë. Kjo është teza e lëvizjes "Zgjidhja" në PS. Z. Basha thotë: populli të propozojë, kryetarët do të zgjedhin! E ftoj kryetarin e partisë më të madhe në opozitë, z. Basha, që të bëhet pjesë e "Zgjidhjes" sime dhe të mbrojë në parlament draftin që "Zgjidhja" propozon për plotësimin e ligjit mbi partitë politike, me detyrimin e mbajtjes së zgjedhjeve primare. Vetëm kjo jep garanci që kandidatët në zgjedhje të dalin nga populli. Çdo ligjërim tjetër është kohë e humbur. Midis fjalëve dhe veprave, zoti Basha ka zgjedhur që të bëjë vetëm fjale dhe t’u hedhë njerëzve hi syve. Është koha që t'ua imponojmë primaret kryetarëve që i kanë kthyer partitë në çifligje të tyre!

ME TE LEXUARAT