Kina tenton të “rrëmbejë” edhe Lewandowskin, 40 mln euro për kartonin e tij

8
Kliko per me shume info

Cezary Kucharski, agjenti i Robert Lewandowski, ka pranuar për “SportoweFakty” negociatat që kanë ekzistuar për sulmuesin polak, mbi mundësinë e kalimit të tij në Superligën e Kinës. Edhe pse asnjë klub nuk është përmendur, përfaqësuesi i polakut të Bayern Munich zbuloi se ka folur vetë për shifra marramendëse, mbi 40 milionë euro në vit, pavarësisht se lojtari ka vendosur të mos pranojë propozimin.

“Unë u kontaktova nga një agjent, i cili dërgon yjet e futbollit në Kinë. Emri i klubit nuk është përmendur, por në qoftë se “Lewi” vendoste të shkonte në Kinë, paga e tij do të kishte qenë më e lartë se 40 milionë euro në vit, që do të thotë se do të merrte më shumë se Carlos Tevez. Natyrisht, Lewandowski nuk është vetëm më i ri, por edhe lojtar më i mirë se Tevez”, tha Kucharski, duke saktësuar se sulmuesi nuk ka plane për ta lënë Bayern Munich aktualisht. “Tani për tani nuk është në shitje, por kurrë mos thuaj kurrë. Jeta gjithmonë të ofron disa alternativa”.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here