Kërkoi shtyrje të seancës, ja vendimi për ish-drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër

Kliko per me shume info

Gjykata Shkallës së parë, ceshtjen e ish-drejtoreshës së Shtëpisë së fëmijës në Shkodër, Albana Llazani e ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për duke e lënë serish në burg.

Në seancën e dytë që u zhvillua sebashku me 4 ish-punonjëset e tjera avokati i Llazanit kërkoi shtyrjen e seancës duke mos qenë dakord me rrëzimin e kërkesës për ndryshim te masës së sigurisë nga gjykata. Avokati Ardian Hajdari kërkoi kohë, ndërsa çështja e Llazanit pritet të shkojë sërish në gjykatën e Apelit në Shkodër duke u ankimuar nga pala mbrojtëse në apel.

Kliko per me shume info

Pasi është shtyrë për rreth 8 herë, kjo është seanca e parë që zhvillohet në shkallën e parë.
Ish-drejtorja Llazani akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ pasi 4 vajza të mitura të Shtëpisë së Fëmijës u abuzuan seksualisht dhe u dhunuan brenda institucionit nga disa fëmijë të tjerë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here