Kërcënoi me pistoletë Glock bashkëfshatarin, në pranga 38 vjeçari nga Vlora

7
Kliko per me shume info

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 38 vjeçar në fshatin Akërni të Vlorës pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij. Të blutë raportuan se ngjarja ka ndodhur më 1 janar dhe i arrestuari Leonard Zoto, 38 vjeç nga ky fshat, “dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri, shtetasin J.N., 49 vjeç (banues në të njëjtin fshat), për motive të dobëta”
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të llojit Pistoletë-Glock.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë e municioneve”.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here