Talenti shqiptar debuton me Atletico Madridin

Kliko per me shume info

Futbollisti Keidi Bare, talenti i Shpresave të Shqipërisë, ka debutuar me skuadrën e parë të Atletico Madrid.

Skuadra e Simeones luajti mbrëmjen e së martës ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Las Palmas. Një takim që do të mbahet mend gjatë për futbollistin nga Fieri.

Kliko per me shume info

Simeone vendosi ta aktivizonte Baren në 12 minutat e fundit të ndeshjes, në të cilat Bare bëri maksimumin në ndeshjen debutuese për të.

Megjithatë Atletico doli e mundur nga ky takim me rezultatin 3-2, por u kualifikua për në fazën e ardhshme të Kupës së Mbretit falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Një hap i madh për Keidi Baren, i cili pritet të jetë e ardhmja e mesfushës kuqezi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here