Nga janari 2017, shqiptarët do paguajnë taksa të reja, ja cilat janë ato

Kliko per me shume info

Për herë të parë, qyetarët shqiptarë që kanë një makinë me gaz, këtë vit do të paguajnë akcizë. Kjo taksë, që hyn në fuqi nga 1 Janari do t’iu rëndojë drejtuesve të automjeteve me gaz, 8 lekë për litër.

Taksa të tjera që ndryshojnë duke filluar nga sot, të parashikuara në paketën fiskale janë dhe dyfishimi i akcizës për cigaret e luksit, ose siç i njohim ndryshe purot, ndërsa për herë të parë në këto 3 vite, qeveria ka vendosur që të mos e rrisë akcizën për duhanin, duke e lënë atë 110 lekë për paketë.

Kliko per me shume info

Duke patur në plan të parë edhe luftën kundër kontrabandës dhe mashtrimit me karburantet, këtë vit është vendosur dhe ulje të rimbursimit të naftës apo benzinës “BIO” nga niveli 7% i konsumit total vjetor, në nivelin 5%.

Fasonët nga dita e sotme nuk do të paguajnë taksat doganore. Nisma për të zeruar këto tarifa bëhet për të ndihmuar këtë sektor, i cili ka peshën më të madhe të punësimit në vend.

Ndryshimet në paketën fiskale për këtë vit kanë prekur dhe rentën minerare. Përqindja e tatimit për mineralet që eksportohen është përgjysmuar. Ka dy vite që kjo industri vuan rënien e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Nuk është e sigurt nëse 2017-ta do të vazhdojë me këto taksa. Një paralajmërim nga Ministria e Financave është edhe rritja e mundshme e pagës minimale, e cila do të shtrenjtojë kostot për sipërmarrësit, por që sigurisht do të kënaqë më shumë xhepat e punonjësve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here