Kapet në flagrancë me armë, në pranga 56 vjeçari nga Tirana

Kliko per me shume info

Një 56 vjeçar ka rënë në pranga  pasi pas një kontrolli, ai u kap në flagrancë me një armë zjarri në banesë. Burimet e policisë bëjnë me dije se është arrestuar në flagrance shtetasi Kujtim Çaushi, 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili posedonte një pistoletë, e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Kujtim Çaushi, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

Ky shtetas dyshohej se dispononte armë zjarri, ku gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e prapme të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë”, ben me dije policia.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here