Kapet 28 vjeçari i dënuar me 12 vite burgim për vrasje

Aktualitet
Kapet 28 vjeçari i dënuar me 12 vite burgim për vrasje

Policia njoftoi se më datë 11.01.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim H. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më datë 07.12.2016, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 05.12.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 12 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 79 dhe 278/2 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT