Kanabisi përcan qeverinë, Tahiri, Manjanit: Bëj punën, vlerësimet e ministrave i bën Rama

Kliko per me shume info

Debati per kanabisin duket qe ka perplasur edhe anetaret e qeverise shqiptare te PS dhe LSI. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi diten e sotme ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani lidhur me situatën e kanabisit në vend.

Në nje konferencë me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, ministri i brendeshem Tahiri u pyet: Dje Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se në mbledhjen e qeverisë është diskutuar mbi problematikën e kanabisit. Një koment për këtë. Dhe mund të na thoni diçka më shumë mbi draftprojekligjin për planin strategjik 2017 për luftimin e këtij fenomeni?

Kliko per me shume info

Pergjigja qe dha Tahiri ishte kjo: Unë nuk jam komentator, jam Ministër dhe kam detyrimin të bëj punën time më mirë për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurtë dhe më të zhvilluar. Nuk kam dëshirë të komentoj komentet, aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi, i cili po si unë ka detyrën të bëjë sa më mirë detyrën. Punën tonë e vlerëson Kryeministri dhe mbi të gjitha e vlerëson dhe e gjykon publiku dhe qytetarët të cilët me plot të drejtë presin sa më pak fjalë dhe sa më shumë punë.
Ajo që kemi bërë në luftën kundër drogës bashkë me partnerët është prioritet maksimal i yni dhe Shqipëria do vazhdojë të bëjë akoma më shumë për një Shqipëri të denjë për shqiptarët. Siç po bëjmë më shumë për partnerët në luftën.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ndodhet në Tirane me ftesë të ministrit te Brendshëm shqipar.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here