Kanabisi në Shqipëri, Greqia dhe Gjermania në aksion

31
Kliko per me shume info

Trafikimi i gjerë i drogës nga Shqipëria në Greqi e më tej drejt Gjermanisë ka bërë që policia greke në bashkëpunim me DEA-n në Selanik dhe autoritetet gjermane të nisin një aksion.
Mediat greke shkruajnë se operacioni i gjerë synon çmontimin e organizatave të trafikut të kanabisit. Kështu, gjatë mbrëmjes së shkuar (2 janar), janë sekuestruar në Igumenicë një sasi prej 216 kg kanabis, i cili po transportohej me një kamion i ngarkuar me mobilje. Nga kjo, tre persona janë arrestuar në Greqi, e një tjetër në Gjermani. Po ashtu, mediat shkruajnë se aksioni i gjerë kundër biznesit të madh të narkotikëve vazhdon në bashkëpunim me autoritetet gjermane në Athinë, Selanik dhe zona të tjera. Ata pretendojnë se kanabisi shpërndahet me kamionë ndërkombëtar drejt Gjermanisë dhe vendeve të Evropës Veriore.
CNN grek shkruan se operacioni ka nisur muaj më parë, ndërsa mbrëmjen e së martës priten të jepen detaje të tjera dhe mund të ketë edhe arrestime.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here