Trafikoi disa tonë kanabis në Itali, kapet në Tiranë ‘bosi’ i drogës

Aktualitet

Një 46-vjecar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e 2.4 tonëve kanabis drejt Italisë.

Ngjarja ka ndodhur më 9 janar të këtij viti, dhe në pranga ka rënë Demo Progonati, i cili mendohet se është koka e trafikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kështu, më 9 janar të këtij viti rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva.

Policia italiane arrestoi dy personat që ndodheshin në bord, një shtetasi italian me iniciale D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali, dhe një shqiptar me iniciale B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, një ditë më pas, u zbuluan edhe 500 kg kanabis në plazhi Dafinës në Vlorë, të cilat mendohet se i përkasin po të njëjtës "bandë" droge.

ME TE LEXUARAT