Izrael, katër të vrarë nga sulmi me kamion në turmë

Nga goditja e një kamioni në grupin e ushtarëve të Izraelit, që po zbritnin nga një autobus në pjesën lindore të Jerusalemit, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë, kanë thënë policia e Izraelit dhe ekipet e shpëtimit.

Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, tha se kamioni kishte dalur nga rruga dhe e ka goditur grupin, ndërsa sulmuesi është vrarë. Policia ka vlerësuar se ky ishte “sulm terrorist” i qëllimshëm.

Kjo goditje ndodhi në periudhën më të gjatë se një vit të valës së të shtënave nga palestinezët, therrjet me thikë dhe sulme me automjete kundër izraelitëve. Sulmi i sotëm shënon vrasjen e parë të izraelitëve në tre muajt e fundit.

Prej shtatorit të vitit 2015, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë më tepër se 40 izraelitë dhe dy turistë amerikanë. Gjatë kësaj periudhe, 229 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e izraelitëve. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.

Izraeli thotë se dhuna është nxitur nga palestinezët, ndërsa palestinezët thonë se kjo është pasojë e okupimit pothuajse 50 vjeçar të Izraelit dhe për shkak të zvogëlimit të shpresave për shtet të pavarur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E rëndë/ Polici izraelit ‘’masakron’’ me grushta qytetarin palestinez (Video)

Një video po bën xhiro në internet, ku shihet dhuna që policët ...